Dyshimet për helmim të qytetarëve në Deçan, reagon Zemaj

  • A.P /
  • 12 July 2021 - 21:30
Dyshimet për helmim të qytetarëve në Deçan, reagon Zemaj

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka reaguar pas dyshimeve se qindra qytetarë të Deçanit janë helmuar nga uji i pijes. Nëpërmjet Facebookut, Zemaj ka kërkuar hetimin e rastit.

“Shpreh shqetësimin e thellë për numrin e madh të qytetarëve të disa fshatrave të komunës së Deçanit lidhur me dyshimet për infektimin me ujin e pijes”, shkroi Zemaj në Facebook.

“Shëndeti publik i qytetarëve nuk guxon të rrezikohet, aq më pak, të kalojë pa analizë të plotë të shkaqeve dhe pasojave”, shtoi ai.

Shkrimi i plotë i Zemajt:

Shpreh shqetësimin e thellë për numrin e madh të qytetarëve të disa fshatrave të komunës së Deçanit lidhur me dyshimet për infektimin me ujin e pijes.

Shëndeti publik i qytetarëve nuk guxon të rrezikohet, aq më pak, të kalojë pa analizë të plotë të shkaqeve dhe pasojave.

Të gjithë të prekurve ju uroj shërim të plotë!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Koosvës nëpërmjet një konference për media ditën e sotme ka dhënë detaje për rastin.

Drejtori Naser Ramadani deklaroi se në bashkëpunim me ministrinë nga mostrat e marra kanë nxjerrë rezultatet e dyta laboratorike, të cilat nuk konstatojnë se uji që vinte nga ujësjellësi rajonal i Deçanit nuk është i kontaminuar.

(Kosova Sot Online)