Gjendje e rëndë në Deçan, fluks i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore

  • G.G /
  • 13 July 2021 - 09:15
Gjendje e rëndë në Deçan, fluks i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore

Edhe në këto orë të vona po vazhdon gjendja e rënduar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan pas dyshimeve për helmim nga uji.

Në disa pamje shihet teksa fluks i madh i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore.

Ndryshe, dje kemi raportuar që që në orët e mbrëmjes ka ndërruar jetë një 55-vjeçar.

I njëjti të dielën kishte marrë ndihmë mjekësore në QKMF-në e Deçanit, pas dyshimeve për helmim.

(Kosova Sot Online)