Duke punuar rrëzohet nga ndërtesa, punëtori pranon tretman mjekësor

  • G.G /
  • 13 July 2021 - 10:35
Duke punuar rrëzohet nga ndërtesa, punëtori pranon tretman mjekësor

Një punëtor është rrëzuar nga një ndërtesë ku ishte duke punuar në Gjakovë.

Në njoftimin e policisë thuhet se rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:30.

Viktima pas rrëzimit ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

“Gjakovë 12.07.2021 – 14:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke punuar në një ndërtesë, është rrezuar nga një lartësi prej 2 m dhe ka pësuar lëndime trupor. I njëjti është dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online)