Ministri Vitia shkon në Deçan pas helmimit të rreth 900 qytetarëve

  • G.G /
  • 13 July 2021 - 12:31
Ministri Vitia shkon në Deçan pas helmimit të rreth 900 qytetarëve

Komuna e Deçanit e ka shpallur gjendjen emergjente pas helmimit të rreth 900 qytetarëve. Ndërsa, këtë komunë tashmë e ka vizituar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka shkuar në Deçan pas helmimit të rreth 900 qytetarëve.

Këtë e kanë konfirmuar për Express mjek të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

Ata kanë thënë se Vitia pritet të flas me drejtorin e kësaj qendre në lidhje me gjendjen e krijuar nga helmimi i qytetarëve.

Ndërsa, kujtojmë që deputetë të opozitës e kanë kritikuar Vitinë dhe kryeministrin Albin Kurti që nuk kanë reaguar për këtë rast.

Ata kanë thënë se Kurti dhe Vitia janë treguar të papërgjegjshëm për situatën në të cilën ndodhën qytetarët e Deçanit.

Qytetarë të shumtë të kësaj komune tash e disa ditë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për shkak të problemeve shëndetësore që u janë shkaktuar.

(Kosova Sot Online)