Vrasja dhe plagosjet në Viti, arrestohet një i dyshuar

  • G.G /
  • 13 July 2021 - 13:03
Vrasja dhe plagosjet në Viti, arrestohet një i dyshuar

Ka vdekur njëri nga të plagosurit sot në Viti.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë  se banori i Vitisë nuk u ka mbijetuar plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për Express, se ai vdiq në Spitalin e Gjilanit.

“Dy  të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilanit, gjersa i treti ndalet për tretman mjeksor në emergjencen e Vitisë.  Edhe për kundër ndihmës së mjekve në qendrën emergjente në Gjilan, si pasoj e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga të lënduarit banor i Vitisë ka ndrru jetë”, ka deklaruar ai.

Hashani më tutje konfirmoi se policia ka arrestuar deri më tani një person të dyshuar për involvim në këtë  rast.

“Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjegj rastit me urgjencë. Policia e Kosovës me njësitet relevante në vendin e ngjarjes kanë arritë ta arrestojn një të dyshimt që besohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë . Hetimet se si ka ardhë deri te ky rast i rëndë si dhe motivet e këtij rasti janë duke i udhëheqë Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në kordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka thënë  më tutje ai.

Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona tjerë, njëri është në gjendje të rëndë shëndetësore. 

(Kosova Sot Online)