Helmimet nga e shtuna në Deçan, presidentja Osmani viziton sot këtë komunë

  • G.G /
  • 13 July 2021 - 13:11
Helmimet nga e shtuna në Deçan, presidentja Osmani viziton sot këtë komunë

Presidentja Vjosa Osmani, ka konfirmuar vizitën në qytetin e Deçanit, pas situatës së krijuar atje, e  ku rreth 900 persona dyshohet se janë helmuar nga uji.

Në njoftimin e presidencës thuhet se ajo do të shkojë në Deçan rreth orës 15:00.

“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani viziton komunën e Deçanit”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani do të vizitojë edhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në kërë komunë.

E së fundmi nga kjo QKMF, është konfirmuar se rreth 900 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

(Kosova Sot Online)