Dyshimet e banorëve për kontaminim të ujit edhe në Gjakovë, flasin nga kompania e ujësjellësit

  • G.G /
  • 13 July 2021 - 15:06
Dyshimet e banorëve për kontaminim të ujit edhe në Gjakovë, flasin nga kompania e ujësjellësit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka deklaruar se qytetarët që furnizohen nga kjo kompani nuk kanë nevojë të shqetësohen pasi gjendja e ujit është si duhet. Kjo pasi në këtë komunë qytetarët janë shqetësuar për gjendjen e ujit, pas situatës së krijuar në Deçan, e ku 1.500 banorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e helmimit.

Në komunikatë KRU “Gjakova” shkruan se këtë njoftim po e bëjnë pas dyshimeve për kontaminim të ujit të pijes në Komunën e Deçanit.

“Pas dyshimeve për kontaminim të Ujit të Pijes në komunën e Deçanit, ku burimi i ujit që furnizon këtë pjesë është nën menaxhimin e ujësjellësit – KRU”Hidrodrini” dhe nuk ka të bëjë aspak me zonën furnizuese të KRU”GJAKOVA”, janë shfaqur dyshime dhe shqetësime të pabazuara edhe tek banorët e komunës së Gjakovës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Pas dyshimeve për kontaminim të Ujit të Pijes në komunën e Deçanit, ku burimi i ujit që furnizon këtë pjesë është nën menaxhimin e ujësjellësit – KRU”Hidrodrini” dhe nuk ka të bëjë aspak me zonën furnizuese të KRU”GJAKOVA”, janë shfaqur dyshime dhe shqetësime të pabazuara edhe tek banorët e komunës së Gjakovës.

E kemi obligim moral që të sqarojmë  konsumatorët të cilët furnizohen nga rrjeti i ujësjellësit të KRU”GJAKOVA”, duke i informuar që nuk ka vend për shqetësime, sepse trajtimi i Ujit për Pije që furnizon konsumatorët e KRU ”GJAKOVA”, bëhet sipas proseceve teknologjike për trajtim, në Impiantin e Trajtimit të Ujit për Pije gjegjësisht në Stacionin e Filtrimit.

Proceseve të cilave iu nënshtrohet uji  i cili synohet të përdoret për konsum njerëzor është shumë i sigurtë dhe nuk ka vend për shqetësime, përveq tjerash cilësia monitorohet gjatë 24  orëve, duke iu nënshtruar testeve mikrobiologjike dhe fiziko-kimike nga Laboratorët e akreditur ,nga të cilat rezultate Uji është shumë cilësor dhe në përputhje me vlerat parametrike bazuar në Standardet Cilësore të U.A 16/2012 dhe ato evropiane.

Edhe njëher sigurojmë konsumatorët e KRU “Gjakova” se uji është sigurt për konsum dhe nuk ka vend për shqetësim.

(Kosova Sot Online)