KRU “Hidrodrini” kërkon që uji në fshatrat e Deçanit të mos përdoret për pije

  • G.G /
  • 13 July 2021 - 15:14
KRU “Hidrodrini” kërkon që uji në fshatrat e Deçanit të mos përdoret për pije

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” përmes një komunikate për media ka kërkuar që uji në fshatrat e Deçanit të mos përdoret për pije.

Në komunikatën e lëshuar nga kjo kompani thuhet se do ta monitorojnë gjendjen 24 orë me kapacitete të shtuara.

“Përkundër se rezultatet e mostrave të ujit të nxjerra nga IKSHPK, kanë rezultuar në pajtim me kushtet dhe standardet e pijes dhe janë publikuar, KRU ‘Hidrodrini’ që nga çasti i parë e deri më sot ka vazhduar të mbajë të ndërprerë furnizimin me ujë për fshatrat në fjalë, kjo si masë siguruese e mëtejme. Sot, pas takimit të Shtabit Emergjent Komunal të Deçanit është vendosur që nga ora 13:00 të rikthehet furnizimi nga sistemi i ujësjellësit për zonën në fjalë. Përkundër këtij vendimi, të përbashkët të Shtabit Emergjent, KRU ‘Hidrodrini’, rekomandon që uji sërish, mos të përdoret për pije, por vetëm për nevoja sanitare dhe higjienike, deri në një vendim të ardhshëm”, thuhet në komunikatë.

https://www.facebook.com/Hidrodrini/posts/2910710089199268

(Kosova Sot Online)