Vjosa Osmani viziton të helmuarit në Deçan

  • A.P /
  • 13 July 2021 - 15:47
Vjosa Osmani viziton të helmuarit në Deçan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar komunën e Deçanit pas helmimit të më shumë se 1 mijë e 500 personave.

Me këtë rast Osmani ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

Osmani ka vizituar qytetarët e helmuar të Deçanit.

Presidentja pritet të takohet me drejtorin e QKMF’së dhe kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Përndryshe, pas situatës së krijuar në Komunën e Deçanit, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Adem Ukëhaxhaj”,  po qëndron edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Paraditen e së martës atje qëndroi edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

(Kosova Sot Online)