Seancën e radhës Kuvendi voton për shkarkimin e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

  • A.P /
  • 13 July 2021 - 16:09
Seancën e radhës Kuvendi voton për shkarkimin e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka njoftuar se në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, pikë e rendit të ditës do të jetë shkarkimi i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Në një deklarim për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka thënë se ky vendim është i jashtëligjshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

“Edhe sot për seancën e radhës vendosi me i dhënë goditjen edhe një institucioni të pavarur siç është Bordi i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave që të iniciojë shkarkimin e tyre. Këto procese e kemi thënë dhe po e themi që janë të paligjshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Tahiri. 

(Kosova Sot Online)