Qytetarët thonë se u helmuan nga uji, kërkojnë hulumtim serioz të rastit

  • A.P /
  • 13 July 2021 - 17:36
Qytetarët thonë se u helmuan nga uji, kërkojnë hulumtim serioz të rastit

Mbi 1 mijë e 500 qytetarë të Deçanit kanë kërkuar trajtim mjekësor pas helmimit.

Ata dyshojnë se janë helmuar nga uji i pijes.

Murat Loshaj tregon se si e gjithë familja janë helmuar, e që është i bindur se krejt kjo ka ardhë prej ujit.

Ai thotë se pasi ka pirë ujë ka filluar të ndjehet keq.

“Kur kom pi ujë mu ka përzi bargu kom pas të vjella, kryt po m’dhem. Tash ma mirë po nihna. Vetëm shkaku i ujit, jo nga ushqimi. Krejt familjen e kam të infektuar. Komplet familjen e kam të helmuar. Vet jam ma i fort”, ka thënë ai për EO.

Ndërsa, Valdete Haxhaj e cila ka familjarët të helmuar përfshirë edhe fëmijën ka kërkuar që sa më shpejtë të bëhet një zgjidhje nga institucionet e vendit.

“Kjo ka ardhur shkaku i ujit. Gjithë familja janë me këto simptoma, barkqitje, vjellje temperaturë. Gjëra të zakonshme. Jo nga ushqimi veq uj që kmei pi. Sa më parë të bëjnë një zgjidhje se marum. Edhe fëmijën e kam të shtrirë të tjerët janë në shtëpi. Ishalla bahet diçka”, ka shtuar ajo.

Kujtojmë që komuna e Deçanit sot ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të helmimit të mbi 1 mijë e 500 qytetarëve.

(Kosova Sot Online)