Haradinaj thotë se ia mori PDK’së ‘nëndegën 1’ në Prishtinë

  • A.P /
  • 13 July 2021 - 20:10
Haradinaj thotë se ia mori PDK’së ‘nëndegën 1’ në Prishtinë

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka thënë se sot ‘nëndega 1’ në Prishtinë e PDK’së, ka kaluar në AAK.

Haradinaj tha se në këtë takim janë dakorduar se Prishtinës I duhet guxim në vendimmarrje dhe qeverisje.

Në fund, Haradinaj tha “Nuk ka më fjalë boshe por punë konkrete në dobi të qytetarëve”.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Vizionit tonë për Prishtinën që e duam, sot iu bashkua Nëndega 1 e PDK-së në Prishtinë, e njohur si Nëndega 1 e Lagjes së Spitalit, me kryetar z. Fetah Sopi. Në këtë takim u dakorduam se si asnjëherë më parë Prishtinës i duhet guxim dhe vendimmarrje në qeverisje.

Lagjeve të Prishtinës një nga një do t’ju zgjidhim problemet, pa dallim. Nuk ka më fjalë boshe por punë konkrete në dobi të qytetarëve.

Na priftë e mbara!

(Kosova Sot Online)