Piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente, aeroplani u dëmtua nga breshëri

  • G.G /
  • 14 July 2021 - 08:29
Piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente, aeroplani u dëmtua nga breshëri

Një aeroplan i tipit Boeing 777-31H i kompanisë Emirates, u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin e Malpensës në Itali, pasi u godit nga një stuhi e fuqishme breshëri, që shkaktoi dëme jo të vogla në trupin e mjetit fluturues.

Avioni sapo ishte nisur nga Malpensa dhe kishte si destinacion Nju Jorkun, kur u përfshi nga stuhia. Pilotët bën dy tentativa për t’u ulur dhe mezi ia arritën.

Në momentin e aterrimit në pistë shkuan dhe ekipet e emergjencës, por fatmirësisht situata përfundoi me kaq dhe nuk pati as të lënduar mes pasagjerëve.

(Kosova Sot Online)