Pas vrasjes së Arbnorit, reagon vëllai i tij: Zemrën ma ke kallë

  • G.G /
  • 14 July 2021 - 09:07
Pas vrasjes së Arbnorit, reagon vëllai i tij: Zemrën ma ke kallë

Vitia është tronditur sot nga vrasja e një të riu. Vrasja ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vitisë, përballë shkollës së mesme.

Viktima është A. Rama dhe se raportohet se jetonte në Zvicër dhe para pak ditësh kishte ardhur në Kosovë dhe se motivi i përleshjes që çoi në vrasjen e A.Ramës ishte një problem i mëhershëm në Zvicër.

Tronditës ka qenë lajmi edhe për familjarët e tij.  Vëllezërit e viktimës e ka kanë përkujtuar në Facebook me fjalë shumë të ndjera.

Drilon Rama, njëri nga vëllezërit e të vrarit ka shkruar një dedikim shumë prekës.

“Vllau jem ma ke kallë zemrën. Zoti të shpërbleftë me xhehnet”, ka shkruar ai.
I vëlla i të vrarit ka shkruar një dedikim prekës pas vrasjes së tij.

Edhe vëllai tjetër Egzoni ka shprehur dhimbjen për humbjen e tij.

“Ike nga kjo botë për të mos u kthyer më vëllau jonë. I lehtë qoftë dheu për për ty”, ka shkruar ai.

Kujtojmë, që nga kjo ngjarje kanë mbetur edhe dy të plagosur, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Dy të tjerët të lënduar po trajtohen nga ekipet mjekësore, njëri në Spitalin e Gjilanit që ka plagë më të rëndë kurse tjetri në Emergjencën e Vitisë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

(Kosova Sot Online)