Pas vrasjes së presidentit, flet për herë të parë zonja e parë e Haitit

  • G.G /
  • 14 July 2021 - 09:25
Pas vrasjes së presidentit, flet për herë të parë zonja e parë e Haitit

Gruaja e plagosur e presidentit të Haitit ka përshkruar momentin kur është vrarë burri i saj me plumba, kjo pasi disa persona u futën në shtëpinë e tyre në mes të natës.

Martine Moise tha se sulmi ndodhi kaq shpejt sa që burri i saj, Jovenel nuk ishte në gjendje të thoshte një fjalë të vetme.

“Sa hap e mbyll sytë, mercenarët hynë në shtëpinë time dhe iu vërsulën burrin tim me plumba,” ka thënë Moise.

Presidenti u vra më 7 korrik, nga 28 mercenarë të huaj. Gjithashtu është plagosur edhe Martine nga sulmi, ajo është dërguar për mjekim në Miami, shkruan BBC.

Të shtunën, ajo postoi një mesazh në faqen e saj në Twitter duke u zotuar të vazhdonte punën e saj.

“Ky akt nuk ka emër sepse duhet të jesh një kriminel i pakufishëm për të vrarë një president si Jovenel MoIse, madje pa i dhënë mundësinë të thotë një fjalë të vetme,” vazhdoi ajo.

“Unë jam duke qarë, është e vërtetë, por ne nuk mund ta lëmë vendin të humbasë rrugën e tij. Ne nuk mund të lejojmë që gjaku i Presidentit Jovenel Moise, burrit tim presidentit tonë të cilin e duam kaq shumë dhe që na deshi në këmbim, të rrjedhë kot”.

53-vjeçari ishte president i Haitit, kombit më të varfër në Amerikë që nga viti 2017.

(Kosova Sot Online)