Ministria e Shëndetësisë ka një njoftim të rëndësishëm rreth vaksinimit

  • G.G /
  • 14 July 2021 - 09:35
Ministria e Shëndetësisë ka një njoftim të rëndësishëm rreth vaksinimit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët se nga sot caktimi i terminit është në verzionin LIVE dhe se është i mundur për qytetarët mbi moshën 18-vjeçare.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Ministria ka shpjeguar në detaje hapat që duhet ndjekur për të ndarë termin për vaksinim.

Hapat për caktimin e termineve për vaksinim kundër COVID-19:

Për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 ju duhet të jeni regjistruar në platformën eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/Security/Registration).

I. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19

Hapi 1

Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

Hapi 2

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

Hapi 3

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19”.

Hapi 4

Caktoni datën dhe kohën e terminit për vaksinim.

Hapi 5

Shtypni butonin “Ndaj terminin”.

II. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona të tjerë

(Një person mund të caktojë termine për 5 persona të tjerë)

Hapi 1

Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

Hapi 2

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

Hapi 3

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë”.

Hapi 4

Plotësohet fusha “Numri personal i aplikuesit” dhe fusha “Numri i telefonit të aplikuesit” dhe klikoni mbi butonin “Kërko”.

Hapi 5

Nëse numri personal që ju keni vendosur është i saktë, atëherë duhet të zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.

Hapi 6

Shtypni butonin “Ndaj terminin”.

INFORMATË SHTESË:

Është aktivizuar, po ashtu, linja telefonike pa pagesë 080030900, e cila pastaj i drejton sipas kërkesës:

1. Për regjistrim dhe aplikim për vaksinën kundër COVID-19

2. Për informata rreth vaksinës

3. Për informata rreth procesit të vaksinimit

5. Për konsultë me psikologun rreth vaksinimit

(Kosova Sot Online)