Arrestohet drejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Bosnjes

  • G.G /
  • 14 July 2021 - 11:03
Arrestohet drejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Bosnjes

Anëtarët e Ministrisë së Brendshme në Sarajevë e kanë arrestuar dhe e kanë dërguar Osman Mehmedagiq Osmican, drejtor i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë në Bosnje e Hercegovinë, në ambientet e këtij institucioni këtë mëngjes, raporton gazeta boshnjake, Avaz.

Ai u ndalua me urdhër të Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës, e cila po e heton atë në çështjen “Diploma”. Ai gjithashtu dyshohet për pastrim parash kur bleu dy shtëpi në Sarajevë.

Mehmedagiq është duke u marrë në pyetje në Ministrinë e Brendshme, thonë burime nga Policia për “Avaz”.

(Kosova Sot Online)