Shoferi shpëton 25 fëmijë nga autobusi që merr flakë

  • G.G /
  • 14 July 2021 - 11:06
Shoferi shpëton 25 fëmijë nga autobusi që merr flakë

Një shofer autobusi në Itali është lavdëruar pasi shpëtoi 25 nxënës pasi vuri re një problem me autobusin që ngiste, para se i njëjti të shpërthente në flakë.

Autobusi, i cili po transportonte të rinj të moshës mes 14 dhe 16 vjeçare, në një kamp veror mori flakë në një tunel rreth 80 km në veri të Milanos.

Zjarrfikësit arritën shpejt në vend të ngjarjes dhe lokalizuan zjarrin, shkruan BBC.

Shtatë fëmijë u dërguan në spital si masë paraprake pasi thithën tym, kanë raportuar mediat italiane.

Kryetari i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana, ka vlerësuar reagimin e shpejtë të shoferit i cili arriti që të tërheqë dhe largojë fëmijët nga autobusi para se të “gllabërohej nga flakët”. Ai gjithashtu falënderoi shërbimet e urgjencës.

(Kosova Sot Online)