Gruaja e Oliver Ivanoviqit thotë se po e pret një ftesë nga Kosova lidhur me rastin e vrasjes së burrit të saj

  • G.G /
  • 14 July 2021 - 11:24
Gruaja e Oliver Ivanoviqit thotë se po e pret një ftesë nga Kosova lidhur me rastin e vrasjes së burrit të saj

Milena Ivanoviq, e veja e politikanit të vrarë serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq tha se të gjithë duhet të merren në pyetje për këtë rast.

Ajo tha se beson se do të ishte logjike që ajo të përfshihej në procesin gjyqësor në Kosovë për vrasjen e bashlëshortit të saj, por tha nuk ka marrë ndonjë ftesë të tillë deri më sot.

“Unë e kam bërë këtë pyetje për ditë dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje nga prokuroria”, tha ajo, duke shtuar se do të përfshihej ende në proces përmes një avokati që e ka marrë në Kosovë dhe Serbia.

“Unë dua të jem e pranishme në çdo mënyrë”, tha Milena Ivanoviq.

Kur u pyet nëse ajo ka një ide që çon te vrasësit e Oliver Ovanoviqit, Milena tha se ajo se po e kryen hetimin e saj, por që nuk mund ta thotë ende këtë.

“Të gjithë ata që ishin të lidhur me të më drejtoheshin mua dhe bazuar në ato që më thanë, ju mund të bashkoni një fotografi. Unë besoj se kjo është një vrasje e madhe dhe se çdo emër i përmendur në hetim duhet të dëgjohet”, theksoi ajo.

Ditë më parë, politikanja serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq deklaroi se roli i Milena Popoviqit, gruas së ve të politikanit të vrarë nga Kosova, Oliver Ivanoviq, është që ta mbrojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq nga hetimi për këtë vrasje.

(Kosova Sot Online)