Pamje: Ushtarët afganë sulmohen papritmas nga talibanët

  • S.A /
  • 14 July 2021 - 11:39
Pamje: Ushtarët afganë sulmohen papritmas nga talibanët

Disa minuta pasi u kthyen nga një mision të martën para agimit, një konvoj i forcave speciale afgane po mundoheshin që me shpejtësi të merrnin një polic të plagosur e të rrethuar nga talibanët në periferi të Kandaharit.

Udhëtimi i mëparshëm ishte i tensionuar, por pa sulm. Operacioni në qytetin jugor, bastion i talibanëve që nga rrëzimi i tyre nga pushteti më 2001, ishte gjithçka tjetër pos i qetë.

Përderisa ushtarët iu afruan pikës së kontrollit ku poilici Ahmad Shah ishte duke qëndruar i vetëm 18 orë, rreth 30-40 ushtarë të forcave speciale u sulmuan me armë zjarri, sipas një reporterti të agjencisë Reuters, i cili po udhëtonte me ta. Një betejë e të shtënave shpërtheu përderisa konvoji vazhdoi drejt vendndodhjes së policit të plagosur, të cilin e futën me ngut në njërën nga automjetet e blinduara.

Pastaj erdhi një varg i shpërthimeve të fuqishme. Tri nga tetë automjetet e blinduara u goditën nga raketat dhe u dëmtuan aq shumë, saqë nuk ishin më në gjendje që ta vazhdonin lëvizjen.

Ushtarët brenda automjeteve të shkatërruara u ngutën që të dalin në automjete të tjera. Dukej se të shtënat vinin nga të gjitha anët.

(Kosova Sot Online )