Ambasadori Abbott ofron përkrahje për pakicat në Kosovë

  • G.G /
  • 14 July 2021 - 12:17
Ambasadori Abbott ofron përkrahje për pakicat në Kosovë

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka takuar gjatë ditës së djeshme zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi me të cilën ka diskutuar për pakicat në Kosovë.

Abbott me këtë rast ka thënë se ata vazhdojnë të sigurojnë mbështetje për integrimin e pakicave.

 “Pasditen e djeshme pata një takim shumë informues me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi për të diskutuar për marrëdhëniet e pakicave në Kosovë dhe sfidat me të cilat këto komunitete përballen. Ne vazhdojmë të sigurojmë mbështetje praktike për integrimin. Kosova përfiton kur përqafon komunitetet e saj pakicë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

(Kosova Sot Online)