Pamje të rënda: Talibanët ekzekutojnë 22 ushtarë afganë që ishin dorëzuar

  • G.G /
  • 14 July 2021 - 12:46
Pamje të rënda: Talibanët ekzekutojnë 22 ushtarë afganë që ishin dorëzuar

Televizioni amerikan, CNN, raporton se 22 pjesëtarë të forcave speciale afgane u ekzekutuan nga një grup talibanësh në një provincë veriore të vendit.

Rasti tronditës ka ndodhur muajin e kaluar. Raportohet se ushtarët afganë kishin mbetur pa municione dhe kishin pranuar të dorëzohen tek talibanet, shkruan Independent.

Videoja e siguruar nga CNN tregon se si talibanët i grumbulluan ushtarët duke u bërtitur “dorëzohuni, komando, dorëzohuni” dhe pas pak sekondash i vranë me armë të gjithë ushtarët që ishin aty.

Paralajmërim: Në videon e mëposhtme ka skena të rënda. Nuk preferohet shikimi nga fëmijët dhe personat e ndjeshëm.

Talibanët e kanë mohuar ekzekutimin e komandove duke thënë se videoja ishte propagandë e qeverisë për ta mashtruar popullin. Ata thonë se i kanë ende në mbajtje të gjithë ushtarët e kapur dhe se qeveria po e përdor propagandën si mjet për ta dezinformuar popullin në mënyrë që ta vazhdojë luftën.

Mirëpo, Kryqi i Kuq dhe Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit e kanë konfirmuar vrasjen e 22 ushtarëve, duke mohuar se ata janë në ndalim.

Numri i sulmeve nga ana e talibanëve është rritur dukshëm si pasojë e tërheqjes së trupave amerikane nga vendi.

(Kosova Sot Online)