Rreth 190 milionë persona janë infektuar me COVID-19 në botë deri tani

  • G.G /
  • 14 July 2021 - 12:54
Rreth 190 milionë persona janë infektuar me COVID-19 në botë deri tani

Numri i të infektuarve me COVID-19 në botë ka arritur në rreth 190 milionë. Ndërsa, mbi 4 milion persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e këtij virusi.

188 milionë e 670 mijë e 355 persona janë infektuar me COVID-19 deri tani në botë.

Kështu së paku bëhet e ditur nga faqja botërore e statistikave, worldometers.info.

Sipas kësaj faqe, 4 milion e 66 mijë e 987 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Ndërsa, 172 milionë e 478 mijë e 922 persona janë shëruar nga ky virus.

Amerika prinë me numrin më të madh të të infektuarve, me gjithsej 34 milionë e 807 mijë e 813 raste.

E dyta radhitet India me 30 milionë e 946 mijë e 74 raste dhe pastaj Brazili me 19 milionë e 152 mijë e 65 raste.

Kujtojmë që edhe pse në shumë shtete është vaksinuar një numër i madh i popullësisë, po vazhdon të raportohet një numër i madh i rasteve të infektuara me koronavirus.

Me përhapjen e variantit Delta të këtij virusi, është ngritur shqetësimi se do të fillojë edhe një valë e re e pandemisë.

(Kosova Sot Online)