Vjosa Osmani po e mëson frëngjishten në Presidencë, i drejtohet Macronit dhe Francës në gjuhën e tyre

  • G.G /
  • 14 July 2021 - 13:08
Vjosa Osmani po e mëson frëngjishten në Presidencë, i drejtohet Macronit dhe Francës në gjuhën e tyre

Sot, me rastin e Ditës së Bastillës, presidentja Vjosa Osmani, e ka uruar popullin francez në gjuhën e tyre amtare. Ajo tregon se para pak ditësh ka nisur mësimet në gjuhen franceze.  

Presidentja Osmani ka shprehur urimet e saj përmes një videoje, ku i drejtohet presidentit francez, Emmanuel Macron dhe popullin të Francës, në gjuhën franceze.

Në hapësirat e presidencës, ajo tha, se dy popujt tanë kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe se bashkëpunimi mes dy vendeve është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe perspektivën e  sajë evropiane.

Videon, Presidentja e nisi me pamje nga zyra e saj, ku shihej teksa ushtronte me një mësuese leximin në frëngjisht.

Ndiqni videon e plotë:

https://www.facebook.com/watch/?v=872823696666354

(Kosova Sot Online)