Arrestohet një person në Ferizaj, ua vë flakën kontonjerëve të mbeturinave

  • G.G /
  • 14 July 2021 - 13:32
Arrestohet një person në Ferizaj, ua vë flakën kontonjerëve të mbeturinave

Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit ka pranuar një informacion se një person në ndy lagje të qytetit të Ferizajt, u ka vënë flakën disa kontejnerëve me mbeturina, pronë  e kompanisë së qytetit ‘’Pastërtia’’. Sipas informacionit personi i dyshuar kishte të vendosur kapelë në kokë dhe po qarkullonte me biçikletë.

Policia, menjëherë ka nisur kërkimin e këtij personi të dyshuar dhe ka siguruar edhe sekuenca nga kamerat e sigurisë,  ku shihet personi i dyshuar duke u vënë flakën kontejnerëve.

“Policia, më pas ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar dhe vendndodhjen e tij  dhe e ka arrestuar të njëjtin, B.B (M/K) i moshës 60 vjeçar, (i cili dyshohet të jetë me të meta mendore). Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon qytetarët të cilët kanë njoftuar policinë për këtë rast, gjithashtu inkurajon qytetarët, të bashkëpunojnë me policinë dhe të njoftojnë policinë rajonale për të gjitha rastet kriminale”, thuhet nga policia.

Ky rast mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore.

(Kosova Sot Online)