FSK-ja angazhon pesë njësi për t’u dal në ndihmë të helmuarve në Deçan

  • G.G /
  • 14 July 2021 - 15:32
FSK-ja angazhon pesë njësi për t’u dal në ndihmë të helmuarve në Deçan

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se i ka angazhuar pesë njësi të specializuara të FSK-së, në Deçan.

Në një postim në “Facebook”, ai shkroi se këto njësi do të merren me detektimin e materieve të rrezikshme dhe në asistencë mjekësore.

“Sot, bazuar në rrethanat dhe nevojat e Shtabit Emergjent kemi angazhuar 5 njësi të specializuara: për detektimin e materieve të rrezikshme, për skanimin dhe incizimin e zonës në burimet dhe rrjedhen ujore, në asistencë mjekësore, operacione civile së bashku edhe me njësinë homologe të forcave amerikane si dhe oficerët për planifikim dhe organizim shtabor”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Deçanas të mi të dashur,

Të dashur qytetarë të vendit tim,

Nga dita e djeshme, njësitet e specializuara të FSK-së kanë vazhduar pandërprerje operacionin për menaxhimin dhe tejkalimin e situatës emergjente në Deçan.

Sot, bazuar në rrethanat dhe nevojat e Shtabit Emergjent kemi angazhuar 5 njësi të specializuara: për detektimin e materieve të rrezikshme, për skanimin dhe incizimin e zonës në burimet dhe rrjedhen ujore, në asistencë mjekësore, operacione civile së bashku edhe me njësinë homologe të forcave amerikane si dhe oficerët për planifikim dhe organizim shtabor.

Vazhdojmë operacionet tona deri në tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimit të gjendjes normale.

Ky është misioni ynë!

Kjo është detyra jonë!

https://www.facebook.com/mehaj.armend/posts/152503303641908

(Kosova Sot Online)