Musliu zbulon se për çfarë e intervistuan sot Burim Ramadanin e AKI-së
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka zbuluar se për çfarë e kanë intervistuar sot në Komisionin për Mbikqyrjen e AKI-së, inspektorin e përgjithshëm, Burim Ramadani.
Ajo ka thënë se tema e intervistimit ka qenë helmimi i qytetarëve në Deçan.
{556238/}
“Ne e kemi ftuar për ta intervistuar për gjendjen e krijuar në Deçan nga helmimi. Është një çështje urgjente. E kemi ftuar me urgjencë nesër në raportim edhe kryetarin e AKI-së”, ka thënë ajo.
Musliu deklaroi se Ramadanin e intervistuan edhe për shkëputjen e disa kontratave të punëtorëve në AKI.
“Tema kyçe sot ka qenë shkëputja e disa kontratave të punëtorëve brenda AKI-së. Për këtë e intervistuar kryeinspektorin. Raportimi lë shumë për të dëshiruar. Bëhet fjalë për tri punëtore të cilat kanë qenë kyçe në tri zyret kryesore menaxheriale të AKI-së”, tha ajo.
(Kosova Sot Online)