I kërkoi ryshfet për provim të patentë shoferit, arrestohet 60-vjeçari në Gjakovë

  • A.P /
  • 14 July 2021 - 19:05
I kërkoi ryshfet për provim të patentë shoferit, arrestohet 60-vjeçari në Gjakovë

Një person është arrestuar në Gjakovë për shkak se i ka kërkuar një qytetari ryshfet në këmbim të mundësimit të paraqitjes së provimit për patentë shofer.

I arrestuari i ka kërkuar qytetarit para në vlerë prej 550 euro.

Policia e Kosovës ka njoftuar se R.Z, 60-vjeçar është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Sot më datë 14.07.2021, i dyshuari i lartë shënuar është arrestuar, intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, rasti mbetet nën hetime nga NJRHKEK Gjakovë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saja ligjore, në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale”, thuhet në komunikatën e PK-së.

(Kosova Sot Online)