Lexoni edhe:
Pse rrudhen gishtërinjtë tuaj pasi të qëndroni nën ujë për një kohë?
Disa të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë.
Lidhur me rastin është deklaruar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Pse rrudhen gishtërinjtë tuaj pasi të qëndroni nën ujë për një kohë?Lexoni edhe:
Ai tha se nga informatat e para dyshohet se shkrepjet me armë erdhën nga një veturë në lëvizje.
“Rreth orës 20:10 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet që nga një veturë në lëvizje ka pasur shkrepje arme. Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, u shpreh Borovci.
(Kosova Sot Online)