Nuk mund ta ndalojë lemzën, presidenti brazilian përfundon në spital

  • G.G /
  • 15 July 2021 - 08:16
Nuk mund ta ndalojë lemzën, presidenti brazilian përfundon në spital

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro këtë të mërkurë ka përfunduar në spital pasi për një kohë të gjatë nuk ju ndal lemza e vazhdueshme që i shkaktoi dhimbje barku.

Sipas Sekretariatit Special të Brazil për Komunikimin Social, Bolsonaro ndjeu dhimbje barku natën dhe ai po i nënshtrohet testeve në spitalin e Forcave të Armatosura në Brasilia.

“Me këshillë mjekësore, presidenti do të vëzhgohet për një periudhë prej 24 deri në 48 orë, jo domosdoshmërisht në spital”.

Mediat e huaja bëjn ëme dije se Bolsonaro është ankuar për më shumë se një javë nga lemza, duke thënë se kjo po i shkaktonte atij vështirësi kur fliste në publik.

Gjatë një ngjarje të mediave sociale të enjten e kaluar, presidenti tha se kishte pasur lemza “për më shumë se një javë” në atë pikë.

“Unë mund të mos jem në gjendje të shprehem siç duhet në këtë transmetim live”, ka thënë ai.

Ai ka sugjeruar që gjendja mund të ketë të bëjë me ilaçet që po merrte për shkak të operacionit për implantet dentare.

Por burimet thonë se Bolsonaro po bën mirë megjithëse po vlerësohet mundësia e kryerjes së operacionit në muajt e ardhshëm për të hequr një hernie në rajonin e barkut.

(Kosova Sot Online)