Drejtori i AKI-së raporton para deputetëve për gjendjen në Deçan

  • G.G /
  • 15 July 2021 - 09:31
Drejtori i AKI-së raporton para deputetëve për gjendjen në Deçan

Drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Petrit Ajeti po raporton para deputetëve në Komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së në lidhje me gjendjen e krijuar nga helmimi në komunën e Deçanit.

Raportimi i tij po bëhet pa praninë e medieve.

Deçani është përballur me një gjendje të jashtëzakonshme ditët e fundit, ku mbi 1 mijë e 500 persona kanë kërkuar ndihmë në Qendrat e Mjekësisë pasi dyshohet se janë helmuar.

(Kosova Sot Online)