Komiteti kinez shpërndan videon që kërkon bombardim bërthamor të Japonisë

  • G.G /
  • 15 July 2021 - 10:30
Komiteti kinez shpërndan videon që kërkon bombardim bërthamor të Japonisë

Një komitet udhëheqës lokal në Kinë postoi një video, ku rekomandohet bombardimin bërthamor të Japonisë si kundërpërgjigje për mbështetjen e saj ndaj Taiwanit.

Videoja kërkon të mblidhet urrejtja e vjetër dhe e re ndaj Japonisë. Videoja ka marrë rreth 7000 pëlqime deri tani, me komentet që shprehin miratimin e tyre.

“Nëse Japonia ndërhyn me fuqi ushtarake për të ndihmuar bashkimin e Tajvanit, unë duhet ta rekomandoj “teorinë e jashtëzakonshme të goditjeve bërthamore ndaj Japonisë,” shkruhet në titullin e videos, që u postua të dielën nga komuniteti komunal i Baoji-t, qytet i madh në provincën e Shaanxi-t.

“Teoria e jashtëzakonshme” i referohet idesë se Kina mund ta përjashtojë Japoninë nga politika e Kinës për të mos i përdorur e para armët bërthamore. Sipas kësaj politike, Kina mund të përdorë armë bërthamore vetëm për vetëmbrojtje.

Videoja ëshët postuar në Xigua, platformë kineze e ngjashme me Youtube. Fillimisht, ajo u krijua nga “Liu Jun Tao Lue” ose “Six Army Strategy”, kanal që komenton ngjarjet ushtarake dhe i cili ka mbi 2 milionë ndjekës. Ky kanal është mbyllur qëkur e ka postuar videon.

Në video, rrëfyesi i përgjigjet zëvendëskryeministrit japonez Taro Aso për një deklaratë të tij, më herët këtë muaj, në të cilën thoshte se Japonia duhet ta mbrojë Tajvanin, nëse ky i fundit pushtohet. Letra vjetore e Japonisë mbi mbrojtjen ka paralajmëruar një krizë, teksa raportet Kinë – ShBA vazhdojnë të ftohen.

Rrëfyesi në këtë video tha se Japonia “nuk e ka mësuar mësimin nga historia” dhe e mbrojti “bombardimin e vazhdueshëm derisa Japonia të dorëzohet nga pushtimi i dytë.”

Komuniteti udhëheqës i Baoji-t nuk u iu përgjigj menjëherë gazetës ndërkombtare, Insider, kur iu kërkua koment.

(Kosova Sot Online)