Pamje nga Gjermania: Vetura bartet nga uji, ushtria nxjerr tanket në rrugë

  • G.G /
  • 15 July 2021 - 10:58
Pamje nga Gjermania: Vetura bartet nga uji, ushtria nxjerr tanket në rrugë

Televizioni publik gjerman, ARD, ka publikuar pamje të frikshme nga vërshimet e rënda në rajonin perëndimor, Rheinland-Pfalz. Në video shihet një furgon që bartet me shpejtësi nga uji i vërshimeve.

Mediet gjermane raportojnë se distrikti Ahrweiler është prekur veçanërisht nga vërshimet dhe stuhia. Atje janë konfirmuar katër viktima.

Policia në Koblenz njoftoi se gati 70 persona janë zhdukur në Schuld bei Adenau. Gjashtë shtëpi janë shembur dhe shumë të tjera janë në rrezik nga shembja, duke i detyruar autoritetet lokale që të shpallin gjendje emergjente.

Disa zona në Ahrweiler raportohet se kanë mbetur të izoluara për shkak të vërshimeve. Punëtorët e ekipeve të shpëtimit nuk kanë mundur të arrijnë në të gjitha zonat, prandaj po përdoren edhe helikopterët.

Sipas një zëdhënësi lokal, gjendja në Bitburg-Prüm është jashtëzakonisht e rrezikshme për shkak të vërshimeve. Raportohet se dy punëtorë të ekipeve të shpëtimit kanë mbetur të ngujuar në Messerich.

Trier Saarburg, vendbanim me rreth 2.000 banorë, tash për tash është i paqasshëm, tha një zëdhënës lokal.

https://www.tagesschau.de/multimedia/video/video-890481.html

(Kosova Sot Online)