Gjendet e vdekur 51-vjeçarja nga Kosova që ishte zhdukur në Zvicër

  • G.G /
  • 15 July 2021 - 12:41
Gjendet e vdekur 51-vjeçarja nga Kosova që ishte zhdukur në Zvicër

Është gjetur e vdekur nga policia, 51-vjecarja nga Kosova Alije Veseli që ishte zhdukur me 7 qershor të vitit 2021.

Sipas polizeiticker.ch, personi i zhdukur është gjetur i vdekur me datë 9 korrik.

Nuk ka indikacione të ndikimit të palës së tretë.

Në Emmen, Kantoni i Lucernit familjarët kishin njoftuar se  Alije Veselit është zhdukur, që nga e hëna në mëngjes e datës 7 qershor.

51-vjeçarja ishte larguar nga vendbanimi i saj midis orës 6.10 dhe 9.45 të mëngjesit. Vendndodhja e saj nuk ishte ditur që nga ajo kohë.

https://www.facebook.com/PolizeiLuzern/photos/a.115388433517248/314695956919827/?type=3

(Kosova Sot Online)