Vitia viziton Gjakovën, thotë se vaksinimi mobil do të vazhdoj pa ndërprerje

  • A.P /
  • 15 July 2021 - 16:45
Vitia viziton Gjakovën, thotë se vaksinimi mobil do të vazhdoj pa ndërprerje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ai i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi sot kanë vizituar punën e ekipeve mobile të vaksinimit në disa lagje të Gjakovës.

Me këtë rast, Vitia ka thënë se vaksinimi mobil do të vazhdoj pa ndërprerje dhe se do të vizitohen zonat rurale dhe qytetarët që për shkaqe të ndryshme nuk kanë mundur të paraqiten në pikat aktuale të vaksinimit.

Në këtë mënyrë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë do të lehtësohet qasja e qytetarëve në vaksina.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, të afërmit tanë dhe të evitojmë një valë të re eventuale në vjeshtë!

Sot, Ministri Vitia së bashku me Ministrin e Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, kanë vizituar për afër punën e ekipeve mobile të vaksinimit në disa lagje të Komunës së Gjakovës, ku kryesisht po vaksinohen qytetarë të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Ministri Vitia falenderoi ekipet e vaksinimit për angazhimin e çmuar dhe vetëmohimin në këtë proces të rëndësishëm për shëndetin publik, dhe në të njejtën kohë kërkoi mbështetjen nga secili qytetar, të bisedojmë me të afërmit tanë që të vaksinohen sa më shpejt, tash kur kemi majftueshëm vaksina dhe ndodhemi në një situatë të qetë epidemiologjike.

Kështu mbrojmë kujdesin shëndetësor nga mbingarkesa, ekonominë nga mbyllja dhe mirëqenien tonë sociale.

Vaksinimi mobil do të vazhdoj pa ndërpreje me një orar të kombinuar nga punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe do të vizitohen zonat rurale dhe qytetarët që për shkaqe të ndryshme nuk mund të paraqiten në pikat aktuale të vaksinimit. Në këtë mënyrë, të lehtësojmë kuptimisht qasjen e qytetarëve në vaksina, në të gjithë territorin e Kosovës.

(Kosova Sot Online)