U identifikuan bakterie në ujin e Deçanit, Ramosaj merr vendim për kompaninë Hodrodrini

  • A.P /
  • 15 July 2021 - 17:11
U identifikuan bakterie në ujin e Deçanit, Ramosaj merr vendim për kompaninë Hodrodrini

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur sot se në mostrat e ujit të marra me datën 12.07.2021 nga rajoni i Deçanit janë identifikuar disa bakterie që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm.

Pas njoftimit të IKSHPK’së, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka dalur me konferencë për media.

Ramosaj ka thënë se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” nuk do ta ketë nën menaxhim ujin në komunën e Deçanit.

Ai është shprehur se ndihet më i lehtësuar që dolën rezultatet që hedhin dritë mbi atë se çfarë e ka shkaktuar helmimin e qytetarëve të kësaj komune.

“Sot edhe unë edhe qytetarët ndihemi më të lehtësuar për faktin se doli një rezultat i cili hedh dritë mbi atë se çka është shkaktuar gjithë ky shqetësim, pikëpyetjet dhe hipotezat e teoritë konspirative e marrin epilogun. Më vie keq që gjatë kësaj kohe se kemi pasur një koncetrum të medieve të caktume”, ka thënë ai.

Ramosaj ka deklaruar se do të jetë i përkushtuar që kjo problematik të zgjidhet deri në fund.

(Kosova Sot Online)