Ja gënjeshtrat e Rames për Aeroportin e Kukësit: Një biletë shkon më shumë se 500 Euro

  • A.P /
  • 15 July 2021 - 18:47
Ja gënjeshtrat e Rames për Aeroportin e Kukësit: Një biletë shkon më shumë se 500 Euro

Kryeministri Edi Rama pas hapjes së aeroportit të ri ndërkombëtar të Kukësit “Zayed – Flatrat e Veriut”, kishte premtuar çmime promocionale për udhëtarët, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Por e gjitha kjo ishte vetëm mashtrim i tij, pasi qytetarët janë ankuar për çmime astronomike.

Sipas tyre, një biletë  vajtje ardhje Kukës - Stamboll shkon më shumë se 500 Euro.  

 

Rama kishte  shpjeguar se pas hapjes së një aeroporti nevojiten 60 ditë për të bërë certifikimin e plotë dhe për të mbyllur marrëveshjet me kompanitë ajrore, të cilat sipas Ramës kanë shprehur interes të madh për të operuar në aeroportin e ri.

Image

"Ishte bërë për krizën, nuk ishte bërë për të futur Kukësin në hartën e fluturimeve ndërkombëtare. Nuk e kishte bërë emiri jashtë standardeve, emiri e kishte bërë për të ndihmuar refugjatët, kupton? Po si nuk ka mundësi që nuk shikoni dot një gjë dhe të thoni: ok, shyqyr, sa mirë që u bë, por çdo gjëje do t’i gjeni bishta, por çdo gjë do ta nxini, por çdo gjë do ta pocaqisni. Po si ka mundësi? Apo juve ju rritet adrenalina kur flisni keq?

Nuk ka fluturime ndërkombëtare. Është e vërtetë që nuk ka fluturime ndërkombëtare, se që ta mësosh ti, më këtë rast t’ua shpjegojmë edhe atyre që akoma s’e kanë mësuar, megjithëse e shpjeguam. Aeroporti bëhet fillimisht njëherë operacional, që ta dish ti, ta kuptosh. Bëhet operacional.

Dhe çdo aeroport i ri bëhet operacional si aeroport i brendshëm. Dhe pastaj ka një periudhë kohore që është minimumi 50-60 ditë, maksimumi mund të shkojë edhe më shumë, që aeroporti të fillojë të bëjë marrëveshje me kompanitë, se si do të bëhen fluturimet ndërkombëtare, duke thënë u hap, hajdeni? Do të bëhen marrëveshje me kompanitë. Janë disa kompani të interesuara që do të bëjnë marrëveshje me aeroportin e Kukësit për fluturimet, do të bëjnë testimet e tyre, do të bëjnë verifikimet e tyre, dhe në datën 17 qershor",- kishte thënë Rama.

(Kosova Sot Online)