Shqiptari e vrau shokun e dhomës për 100 euro dhe një telefon

  • G.G /
  • 16 July 2021 - 08:54
Shqiptari e vrau shokun e dhomës për 100 euro dhe një telefon

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga dëshmia e pesë personave të arrestuar për vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar mbrëmjen e së hënës në Mykonos.

I riu që ishte prej muajit shkurt në këtë ishull punonte në ndërtim, por në shtëpinë ku qëndronte me qira bashkë me një tjetër shqiptar nuk kishte paguar 100 euro. Ky ka qenë shkaku që ka ndezur debatin mes tyre, që ka sjellë më pas edhe largimin e 27-vjeçarit nga banesa.

Disa ditë më parë, mbrëmjen e së hënës shqiptarët e kishin lënë për t’u takuar dhe sqaruar, por situata agravoi duke përfunduar me një të vdekur dhe pesë të arrestuar.

Përveç shumës prej 100 euro dy të rinjtë janë zënë edhe për një telefon. Në momentin e arrestimit të autorit, autoritetet greke sekuestruan edhe thikën me të cilën 29-vjeçari vrau bashkëkombësin e tij dhe sende të tjera.

(Kosova Sot Online)