Pamje: Kongresistes së partisë së Bidenit i lidhen duart në Capitol

  • G.G /
  • 16 July 2021 - 09:06
Pamje: Kongresistes së partisë së Bidenit i lidhen duart në Capitol

Kongresistja e Partisë Demokratike në ShBA, Joyce Beatty, ishte një nga nëntë personat e arrestuar gjatë një proteste për të drejtat e votimit në Capitol të enjten.

Vetë zonja Beatty publikoi në Twitter një fotografi të një policeje duke ia lidhur duart me një rrip plastike, që shërben si zëvendësim për pranga. Postimin e shoqëroi me fjalitë: “Lërini njerëzit të votojnë. Luftoni për drejtësi”.

Ajo ishte duke marrë pjesë në një protestë me të cilën po i bëhej thirrje Senatit që ta miratojë Aktin “Për Popullin”, që në të vërtetë është projektligji i paraqitur nga Partia Demokratike për reformë në sistemin zgjedhor.

Ky projektligj u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve në mars, por po mbahet pezull në Senat për shkak të pengesave që po i paraqet Partia Republikane.

Policia tha se pjesëtarët e saj shkuan në vendin e ngjarjes pas raportimeve për aktivitet të protestës ilegale. “Pasi oficerët arritën në skenë, ata i paralajmëruan tri herë protestuesit që të ndalen. Ata që refuzuan u arrestuan”, thuhet në njoftimin e policisë.

https://www.facebook.com/watch/?v=3057383047816416

(Kosova Sot Online)