Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë, shtatë të lënduar

  • G.G /
  • 16 July 2021 - 09:54
Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë, shtatë të lënduar

Një aksident trafiku mes tri automjeteve ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Lluzhan të Podujevës, ku si pasojë janë lënduar shtatë persona.

Rastin për express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 07:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, respektivisht  në fshatin Lluzhan, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes tri automjeteve.  Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky  aksident”, ka thënë Borovci.

(Kosova Sot Online)