Pamje të reja nga Gjermania, kontejneri i mbeturinave bartet nga uji si të ishte lodër

  • G.G /
  • 16 July 2021 - 10:08
Pamje të reja nga Gjermania, kontejneri i mbeturinave bartet nga uji si të ishte lodër

Pas reshjeve të mëdha të shiut, pjesa perëndimore e Gjermanisë është përfshirë nga vërshimet që kanë shkaktuar viktima e dëme të mëdha materiale.

Në Twitter është publikuar një video ku nëpër një rrugë të ngushtë, mes shtëpive, rrjedh me shpejtësi uji i vrullshëm e i turbullt, i cili bart me lehtësi një kontejner të madh.

Në një video tjetër, dikush duket se ka gjetur një mënyrë kreative për të lëvizur nëpër rrugë. Një burrë shihet duke lundruar nëpër ujin e vërshimeve i hipur mbi një gomë që përdoret kryesisht nga fëmijët në pishina e det.

Ndryshe, transmetuesi publik gjerman, ARD, raportoi të premten se ka shkuar në 81 numri i viktimave të vërshimeve, ndërsa rreth 1.300 njerëz janë ende të zhdukur.

(Kosova Sot Online)