Arrestohet një prishtinas, dyshohet se shtyu një vajzë të mitur për t’u vetëvrarë

  • G.G /
  • 16 July 2021 - 10:43
Arrestohet një prishtinas, dyshohet se shtyu një vajzë të mitur për t’u vetëvrarë

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtyrë një vajzë të mitur të bëj vetëvrasje.

Ngjarja ka ndodhur dje në Prishtinë, rreth orës 12:30, pasi vajza u gjet e alivanosur në rrugë.

Policia njofton se vajza dyshohet që ka konsumuar medikamente për t’u vetëvrarë.

“Prishtinë  15.07.2021 – 12:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti dyshohet se ka shtyre në vetëvrasje viktimën femër kosovare e mitur, e njëjta është gjetur e alivanosur në rrugë dyshohet se ka konsumuar medikamente për t’u vetëvrarë”, thuhet në raporton 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)