Miratohet Projektligji për Automjete në Komisionin për Legjislacion

  • G.G /
  • 16 July 2021 - 11:44
Miratohet Projektligji për Automjete në Komisionin për Legjislacion

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit me 7 vota për, asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër e ka votuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.

Kryetari i Komisionit, Adnan Rrustemi tha se nga Komisionin funksional janë propozuar të ndryshohen dy amendamente që kanë të bëjnë më shumë me çështje teknike.

Sipas tij, Ligji është në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e zbatueshme në vend.

Kurse deputeti i PDK-së Hajdar Beqaj, tha se ky ligj ka nevojë për shumë ndryshme dhe bie në kundërshtim me Kushtetutën.

Ai përmendi dy nene të kushtëzimet e pagesave dhe ndërrimi i pronarit që sipas tij, i dëmtojnë qytetarët me 15 milionë euro në vit.

Sipas tij te ndërrimi i pronarit, 95 mijë pronarë e bëjnë ndryshimin e pronësisë gjatë viti, nëse ndërron pronari duhet të paguhen të gjitha taksat, 15 milionë euro i dëmtojmë qytetarët si Qeveri me këtë rast edhe taksa 10 euro është në kundërshtim me Kushtetutën”“Neni 43 duhet të hiqet krejt, në vitin 2020 mbi 200 mijë vetura të paregjistruara në treg. 

 "Nuk kem nevojë për filozofi e demagogjik kryetar”, tha ai.

Ndërsa Rrustemi ka insistuar se ndryshimet e bëra janë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën.“Kjo është nismë e deputetëve, opinion ka dhënë edhe Qeveria dhe gjithçka është në rregull, nëse e keni problemin me Ligjin bazë, atëherë e  keni miratuar vet”.

Beqaj sërish ka insistuar se ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën.

(Kosova Sot Online)