Kamioni merr përpara disa vetura në autostradë dhe shpërthen në flakë

  • G.G /
  • 16 July 2021 - 12:12
Kamioni merr përpara disa vetura në autostradë dhe shpërthen në flakë

Një aksident i rëndë u regjistrua në një autostradë në Britaninë e Madhe, ku një kamion përplasi të gjitha makinat që i dolën përpara duke shkaktuar dhe viktima.

Aksidenti ndodhi në aksin që lidh Bradbury me Carville në Durham, përpara se kamioni të shpërthente në flakë.

Forcat e policisë në Durham flasin për disa viktima, pa e saktësuar numrin e tyre. Policia mbylli autostradën për disa orë dhe po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

(Kosova Sot Online)