Shqetësuese: Mbi gjysma e rasteve të reja ishin vaksinuar

  • G.G /
  • 16 July 2021 - 15:25
Shqetësuese: Mbi gjysma e rasteve të reja ishin vaksinuar

Izraeli të enjten regjistroi 855 raste të reja me Covid-19, që është shifra më e lartë ditore nga marsi, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Mbi gjysma e rasteve të reja janë persona të vaksinuar.

Rritja e numrit të rasteve erdhi pas tri ditëve radhazi me mbi 750 raste të reja për 24 orë, shkruan Jerusalem Post.

Nga të infektuarit, 52 janë në gjendje serioze dhe 17 në ventilatorë. Shifra e përgjithshme e viktimave të pandemisë në Izrael mbeti 6.443.

Rreth 51 për qind e rasteve të reja ishin te personat që tashmë janë vaksinuar për Covid-19, ndërsa kjo përqindje te pacientët në gjendje serioze është rreth 60 për qind.

Pas rritjes së numrit të rasteve, Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, do të mbajë takim urgjent me minsitrat e gjashtë ministrive: Shëndetësisë, Mbrotjes, Sigurisë Publike, Financave, Transportit dhe Ekonomisë.

(Kosova Sot Online)