![Tërmet i fortë në Greqi](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57691722035783.jpeg)
Gjendet një kallashnikov në shtëpinë e një 50-vjeçari në Prizren
![Gjendet një kallashnikov në shtëpinë e një 50-vjeçari në Prizren](/uploads/kosova-sot/images/2021/July/16/auto_gg-599x3601626442464.jpg)
Sot, hetuesit policorë të Stacionit Policor “Veri” në Prizren, zbatuan një urdhër kontrollë të Gjykatës Themelore në Prizren, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të një personi i dyshuar.
Polcia e Kosovës në shtëpinë e të dyshuarit J.J, i lindur në vitin 1971, gjetën armë ilegale.
Kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse u krye në prezencë të avokatit mbrojtës dhe hetuesit policorë gjetën një armë të tipit pushkë automatike AK47, prodhim kinez.
“Në lidhje më këtë rast në konsultim me prokurorin e shtetit, policia inicioj rastin të klasifikuar si vepër penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e PK-së.
(Kosova Sot Online)