Tre persona të lënduar në një aksident në Arllat të Drenasit

  • A.P /
  • 16 July 2021 - 22:11
Tre persona të lënduar në një aksident në Arllat të Drenasit

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Arllat të Drenasit.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Në orët e mbremjës, në fshatin Arllat, Komuna e Gllogoci ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku janë të përfshirë katër vetura dhe për momentin tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësor. Sipas njësisë, rruga nuk është e bllokuar, por funksionon vetëm një shirit për qarkullim”, ka thënë Kelani.

Njësitë relavante policore janë në vendngjarje.

(Kosova Sot Online)