Shkyçi kamerat e sigurisë në Deçan, arrestohet një person

  • G.G /
  • 17 July 2021 - 09:34
Shkyçi kamerat e sigurisë në Deçan, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, meqenëse dyshohet se ka bërë shkyçjen e kamerave të sigurisë në grykën e Deçanit. Policia ka gjetur se kamerat s’kanë qenë funksionale që nga 17 maji.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i njëjti është dërguar në mbajtje.

Deçan 17.05.2021 – 08:27. Policia ka pranuar informacion se kamerat e sigurisë në grykën e Deçanit, nuk janë duke punuar që nga data 17.05.2021. Njësia policore ka arrit të identifikojë dhe të arrestoj të dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se ka bërë shkyçjen e kamerave. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)