Arrestohet gjakovari, po kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë

  • G.G /
  • 17 July 2021 - 10:17
Arrestohet gjakovari, po kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë.

Arrestimi i tij ka ndodhur pasi që gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë së tij, janë gjetur dhe konfiskuar bimë të llojit Kanabis Sativa, të cilat me pas janë shkatërruar.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. 

(Kosova Sot Online)