Kosovari dhe shtetasja e Zvicrës arrestohen për vrasje në tentativë në Gjakovë

  • G.G /
  • 17 July 2021 - 10:36
Kosovari dhe shtetasja e Zvicrës arrestohen për vrasje në tentativë në Gjakovë

Policia njofton për arrestimin e dy personave në Gjakovë nën dyshimet për vrasje në tentativë, ndodhur më 11 korik të këtij viti.

Bëhet fjalë për arrestimin e një kosovari dhe gruas së tij me nënshtetësi zvicerane.

Sipas policisë, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse është gjetur dhe konfiskuar një armë me një karikator me gjashtë fishekë.

Pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË /Gjakovë 11.07.2021 – 21:40. Lidhur me rastin, më 16.07.2021 janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull Kosovar dhe bashkëshortja e tij femër shtetase Zviceranë. Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse është gjetur dhe konfiskuar arma – pistoletë Bereta me një karikator me gjashte fishek. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)